Gruevski në Tetovë promovoi libra

Janë promovuar sot edhe 15 tituj të ri librash nga të cilët mësojnë studentët e Universiteteve me famë botërore. Në promovimin e tyre, kanë marrë pjesë edhe kryeministri Nikolla Gruevski ministri i Arsimit Pance Kralev dhe funksionarë të tjerë të qeverisë së Maqedonisë.

Titujt shkencorë që sot u promovuan në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ishin të lëmisë së ekonomisë dhe juridikut që janë marrë nga SHBA-të, Gjermania Anglia dhe Franca.

“Kjo ngjarje e sotme paraqet investimin e radhës për literaturën e universitetit tonë dhe njëkohësisht paraqet një lehtësim për studentët tanë përgjatë studimeve dhe përgatitjes së tyre profesionale. Në vendet e zhvilluara rinia gëzon statusin e merituar është më përfaqësuese dhë kështu bën pjesë në projektimin e të ardhmes përmes formimit intelektual në angazhimin tonë këto synime janë parësore dhe besojmë se kjo strategji do e orientojë rininë tonë në rrugën e duhur dhe do e shndërrojë atë në promotore të vlerave demokratike dhe evropiane” tha k.d Rektori i USHT-së, Vullnet Ahmeti.

 “Është një punë që në afate të gjata do jep rezultate të mira edhe për shtetin por edhe për shumicën e individëve për veten e tyre për kualitetin e jetës së tyre nga ku do marrin më shumë dijë të cilën dije do e shfrytëzojnë për më shumë sukses në jetën e tyre” tha kryeministri Nikolla Gruevski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button