Aktivisti i Vetëvendosjes largohet dhunshëm

Në një takimin me qytetarë të kryetarit të komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, aktivisti i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu është larguar dhunshëm nga skena e teatrit të qytetit, pasi bëri një performancë politike-artistike, njofton lëvizja Vetëvendosje.
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje dënon ashpër sulmin e rojeve të kryetarit ndaj aktivistit Aliu, ku në njërën anë të buzëve është lënduar mjaft shumë nga goditja fizike.

Ky reagim i komunës dëmton rëndë demokracinë shprehëse qytetare, duke dashur që të prezantojë të arriturat e komunës, duke dashur që të kanalizohet opinioni publik në drejtim të dëshiruar të pushtetit komunal dhe për të mos shprehur keqqeverisjen, thuhet në kumtesën e VV.

“Aktivisti Aliu lexoi pranë kryetarit lajmin se: ‘Kryetari i komunës është dënuar nga gjykata me 700 euro gjobë dhe po ndiqet nga Njësiti për Krime të Rënda Ekonomike’ dhe menjëherë më pas duke vrapuar rojet e sigurimit, e kanë bartur zvarrë nga salla e teatrit dhe pas daljes jashtë e kanë goditur përsëri”, thuhet në reagimin e VV. 

Lajme të ngjashme

Back to top button