iPhone realizon 120 miliardë dollarë përfitime

iPhone i Apple që nga lansimi, ka qenë mjaft i suksesshëm dhe është shitur shumë. Ky fakt dëshmohet edhe nga studimi i fundit i kryer nga ndërmarrja hulumtuese, Strategy Analytics.

Sipas Strategy Analitics, që nga lansimi i pajisjes iPhone në qershorin e vitit 2007, Apple ka përfituar rreth 150 miliardë dollarë. Neil Shah, analiste e lartë në Strategy Analytics, në një bisedë telefonik për CNET deklaroi se të kjo shifër paraqet vetëm shitjet e harduerit. Aksesorët, aplikacionet, softuerët dhe shërbimet tjera, përfaqësojnë rreth 3-5 për qind të të ardhurave nga iPhone të Apple gjatë çdo çereku, shkruan PCWorld Albanian.

Sa i përket njësive harduerike, Strategy Analytics tha se deri më tani janë shitur afro 250 milionë iPhone në mbarë botën.

Megjithë lajmin e mirë për Apple, ndërmarrja hulumtuese nuk është e sigurt nëse Apple mund ta mbajë të njëjtin nivel të përfitimeve që ka siguruar në treg gjatë viteve të kaluara.

“Janë disa shenja që tregojnë se vitet e ardhshme të iPhone nuk do të jenë edhe aq mbresëlënëse” deklaroi gjatë ditës së sotme drejtori ekzekutiv i Strategy Analytics, Neil Mawston. “Disa operatorë celularë janë duke u vetëdijesuar rreth nivelit të lartë të subvencioneve që ata i shpenzojnë në iPhone, derisa Samsung është duke zgjeruar portofolin e vet Galaxy dhe duke i bërë Apple konkurrencë më të fortë.”

Sipas Shah, bartësit e “vetëdijesimit” janë duke përjetuar rënie ekonomike. Ai tregoi për CNET që me çmimin me shumicë të iPhone prej 600 dollarë për bartësit, ndërmarrjet si AT&T dhe Verizon janë të detyruara të marrin një vlerë prej 300-400 dollarë kur ata i shesin pajisjet për 199 dollarë ose 299 dollarë me një kontratë dy vjeçare. Dhe Apple, duke parë që “ka fuqinë e shitjes” nuk është duke dëshiruar të diskutoj rreth çmimit, thotë Shah.

Në anën tjetër, sa i përket pajisjeve me sistemin operativ Android si HTC One X apo Samsung Galaxy SIII është një rrëfim krejt ndryshe. Shah tha që derisa çmimi me shumicë në Galaxy SIII është i lartë, (ai beson të jetë rreth 500-550 dollarë), bartësit do të kenë mundësi të diskutojnë një ulje deri në 400 dollarë, gjë që do t’u mundësonte atyre rikthim më të shpejt në investim.

Lajme të ngjashme

Back to top button