SHBA, urgjencë kombëtare në Kolorado

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Kolorado, shtet ku zjarret e shumta në zonat e pyllëzuara tashmë kanë dalë jashtë kontrollit.

Me dhjetëra mijëra banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa disa qindra banesa janë shkrumbruar nga flakët.

Shpallja e gjendjes së urgjencës kombëtare ditën e premte, bën që në ndihmë të Kolorados tashmë të vihen edhe fondet dhe rezervat federale.

Ndërkohë, mësohet se një trup i karbonizuar është zbuluar brenda një shtëpie në zonat më të prekura.

Në zonën e quajtur kanioni Valdo, zjarri ka shkatërruar 346 shtëpi, më shumë se kurrë nga një katastrofë unike në historinë e shtetit.

Në tjetër zjarr në veri të Kolorados, pranë një parku kombëtar, ka vrarë një tjetër person dhe ka dëmtuar 257 shtëpi.

Sipas zjarrëfiksve, është regjistruar një progres në luftën kundër zjarrit pasi erërat e forta kanë pushuar disi, por për shkak të të nxehtit, besohet se zjarret do të vazhdojnë të digjen edhe për disa kohë.

Lajme të ngjashme

Back to top button