Rinovohen 200 shkolla në Maqedoni

Deri në shtator planifikohet të përfundojnë dy shkolla të reja, ndërsa deri në fund të vitit do të fillojnë të ndërtohen edhe një deri dy shkolla.

Në buxhet janë siguruar edhe mjete për rikonstruim dhe rinovim të rreth 200 shkollave në Maqedoni.

“Në këtë periudhë po rrjedhë aplikimi nga ana e shkollave që dëshirojnë t’i shfrytëzojnë këto mjete. Investojmë jo vetëm me vauçerë për kompjuterë dhe laptopë, por edhe në laboratorë për arsim, në libra të cilat përdoren në fakultetet më të ranguara, si dhe në salla sporti”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.

Ai paralajmëroi se deri në fund të vitit do të përfundojnë 20 salla sporti. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button