Mjekët do të marrin aq sa kanë punuar

Nga 1 korriku mjekët do të marrin rrogë aq sa kanë punuar, kurse ata të cilët do të tregojnë interes të veçantë dhe sukses do të marrin 20 për qind më shumë nga e zakonshmja. 

Ministri Todorov sqaroi sot se modeli për pagesë sipas punës së kryer është i mirë dhe tanimë funksionon në disa fusha.

Postulati i parë është se kemi rrogë të garantuar prej 100 për qind në fillim të muajit, postulati i dytë është se në  fund të muajit disa nga punonjësit shëndetësor të cilët më së shumti janë angazhuar dhe të cilët kanë arritur rezultatet më të mira mund të shpërblehen me rritje të rrogës deri më 20 për qind për atë muaj. Mund të dënohen me ulje të rrogës për 20 për qind ata të cilët kanë kryer punët në mënyrë të pakujdesshme apo në sasi më të vogël, në krahasim me kolegët e tyre”, theksoi Todorov.

Modeli për rrogë sipas punës së kryer ishte premtim parazgjedhor i VMRO-DPMNE-së. Mirëpo, e kritikonin profesinistët mjekësorë. Ata sqaronin se për gjobat e shpërblimet përsëri vendos faktori subjektiv njerëzor, por vendimtare do të jenë marrëdhëniet e mira ose të këqija koelgiale./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button