El Hilal dërgon 45 fëmijë jetim në Turqi

Shoqata humanitare “El Hilal” dërgoi sot 45 fëmijë jetimë në shëtitje dyjavore në Turqi.

“Organizata humanitare El Hilal në bashkëpunim me qytetin e Bursës dërgon në vizitë rreth 50 fëmijë në Turqi. Kjo vizitë është në funksion të forcimit të marrëdhënieve tona miqësore e vëllazërorë edhe me mërgimtarët që i kemi atje, por edhe me qytetin e Bursës dhe me kryetarin e Bursës” – tha kryetari i “El Hilal”, z. Behixhudin Shehabi.

Në krye të delegacionit do të jenë sekretari i shoqatës “El Hilal” dhe kryetari i degës së Çairit. Mes fëmijëve ka edhe fëmijë të dëshmorëve të luftës së 2001.

Fëmijët do të qëndrojnë në Bursë, ku do të vizitojnë monumente kulturore artistike si dhe do të kenë takime me mërgimtarë shqiptarë në Bursë. Gjatë vizitës do të ketë trajtim të veçantë edukativo-arsimor.

Përveç në Bursë, fëmijët do të jenë mysafir pesë ditë edhe në Stamboll.
“Kjo është hera e dytë që organizohet kjo vizitë, dhe shpresojmë të shndërrohet në vizitë tradicionale” – tha Shehabi. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button