Ministri Todorov: Argumente, e jo dhunë ndaj fëmijëve

Janë edukuar mbi 1.900 mjekë për zbulimin e dhunës së hershme te fëmijët. Gjithashtu janë edukuar më shumë se 200 motra medicinale në këtë drejtim. Kështu deklaroi sot Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov në konferencën e organizuar nga Organizata Botërore Shëndetësore qëllimi i së cilës është që ta potencojë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në lidhje me dhunën ndaj tyre. Dhuna në moshën e re lë pasoja negative në zhvillimin e mëtutjeshëm të fëmijëve, theksoi Todorov.

“Prandaj apeloj deri te të gjithë prindërit të veprojnë me fëmijët me forcën e argumenteve e jo të ballafaqohen me forcë fizike. Dhe çdo herë ta kenë parasysh se këto pasoja negative që sot mund t’i shkaktojnë mund të kenë pasoja afatgjate dhe të paparashikueshme”, theksoi Todorov.     

Ndërkaq Aleks Benshop koordinator për parandalimin e dhunës tha se një nga çështjet që do ti kushtohet vëmendje në konferencën e OBSH është lidhja e alkoolit dhe dhunës.

“Të gjithë e dimë se alkooli shkakton lloje të ndryshme të dhunës ku janë të pranishme në shtëpitë, në kafenetë, jashtë në komunitet. Në fakt këtë e tregojnë shumë studime dhe hulumtime të cilët tregojnë se fëmijët të ekspozuar në ndonjë përvojë negative në fëmijëri më tutje kalojnë në fazën e përdorimit të alkoolit me ndikime negative”, tha Benshop. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button