Rritet numri i nënave të mitura

Mosha mesatare e grave që kanë lindur fëmijë në vitin 2011 është 28 vjeç, ndërsa 23 e nënave që kanë lindur vitin e kaluar janë të moshës nën 15 vjeçe.

Nga Enti shtetëror për statistikë theksojnë se mosha mesatare e grave të regjistruara që kanë lindur për herë të parë arrin 26.2 vjeç, ndërsa më të numërta janë ato që kanë lindur në moshën prej 25 deri në 29 vjeç,me përqidnje 35.3 prej numrit të përgjithshëm të lindjeve.

Vitin e kaluar janë lindur 22.972 fëmijë, ndërsa prej tyre të gjallë janë lindur 22.770 dhe 202 fëmijë të vdekur të posalindur. Tek fëmijët e lindur të gjallë, meshkujt marrin më shumë pjesë, edhe atë 51.6 për qind, gjegjësisht në 100 fëmijë femra të lindura të gjalla, 106.7 janë meshkuj. 

Në vitin 2011, janë lindur 2.651 fëmijë jashtëmartesor, gjegjësisht 11.5 për qind e numrit të përgjithshëm të fëmijëve të lindur të gjallë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button