Karposh: ish komuna bëhet shkollë amerikane

Quality Schools International (QSI) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës  me 3 milion e 500 mijë dollarë ka blerë në licitacion ish ndërtesën e komunës së Karposhit,  që më pare ka qenë shkollë, ndërsa  deri sa të përfundojë ndërtimi I objektit të ri të komunës përdoret  nga komuna si ndërtesë administrative.

Me këtë rast nesër në ora 13:30, në prezencë të ushtruesit të detyrës ambasador i SHBA-ve, Brian Aggeler do të bëhet ceremonia e nënshkrimit të kontratës për blerjen e ndërtesës së re të shkollës Quality Schools International (QSI) nga Shkupi. 

‘Ndërtesa e cila momentalisht shfrytëzohet nga Komuna e Karposhit, ka qenë shkollë në të kaluarën dhe do të jetë shtëpia e përhershme e QSI Shkup me klasa më të mëdha dhe më të mira, si dhe resurse për aktivitete sportive, artistike dhe shkencore.’ 

‘Blerja paraqet një investim prej më shumë se 3.500.000 dollarë amerikanë në Maqedoni nga Quality Schools International, një organizatë amerikane e cila menaxhon shkolla me ndihmën e Qeverisë së SHBA-ve në më shumë se 19 shtete të ndryshme’ thuhet në njoftimin me shkrim të Ambasadës së SHBA-ve në Shkup.

Në ceremoni të pranishëm do të jenë edhe kryetari i Komunës së Karposhit Stevçe Jakimovski dhe drejtori i shkollës QSI Robert Tower./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button