Gjykata ende nuk merret me vrasësin e të rinjve në Gostivar

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj nga vrasja e dy të rinjve shqiptar në Gostivar, Gjykatat Themelore në këtë qytet nuk e sheh të arsyeshme të nis procesin gjyqësor.

Ka skaduar dhe afati i paraburgimit 30 ditor i vrasësit pjesëtar i njësitit policor “Tigrat” , Jakim Trifunovski i cili ende gjendet në paraburgim në burgun e Prilepit.

Ende nuk ka detaje pse nuk fillon gjykimi kurse nga Gjykata disa herë kanë thënë se procesi do të fillojë së shpejti pasi që gjykatësit hetues kanë marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët.  

Informatat që qarkullojnë nëpër medie thonë se procesi është mbyllur që nga muaji mars por nuk ka të dhëna se kur do të del para drejtësisë Jakimovski i cili më 28 shkurt vrau Besnik Shehapin dhe Imran Mehmedin në Gostivar pas një zënke për parkingun e veturës.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button