BE, tre urdhëra për Serbinë

Përveç kërkesës për heqjen e institucioneve paralele në veri të Kosovës, Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë të hapën zyrat ndërlidhëse të dy shteteve, në Beograd dhe në Prishtinë dhe të mbahet takimi krerëve shtetëror të Prishtinës dhe Beogradit. Këto janë tre urdhrat për Serbinë të cilat kohë më para ua ka dorëzuar zyrtarëve serbë në Beograd i dërguari i BE-së, Miroslav Lajcak.

Duke u thirrur në burime jo zyrtare të Beogradit gazeta serbe ‘Politika’ shkruan se kreu i diplomacisë slovake, Miroslav Lajcak, në kuadër të tre urdhrave të ri, ka kërkuar edhe heqjen e gjykatës paralele në Mitrovicë dhe aplikimin e kodit të veçantë të telefonisë për Kosovë.

Shefi i ekipit negociator serb, Borislav Stefanovic ka thënë se në dialogun e zhvilluar me autoritetet e Kosovës në Bruksel, askush deri tash nuk ka përmendur hapjen e Zyrës së Qeverisë së Kosovës në Beograd dhe asaj të Qeverisë serbe në Prishtinë.

‘Politika’ përkujton se Lajcak në një tekst autorial për ‘EU Observer’, ka potencuar se Serbia në rrugën për në BE , prioritet duhet t’i jepet normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Lajme të ngjashme

Back to top button