Ekipi qeveritar viziton qytetin rus Vlladimir

Kryeministri Nikolla Gruevski, së bashku me ekipin ekonomik qeveritar sot qëndron në qytetin rus Vlladimir, si pjesë e vizitës disaditore në Rusi, qëllimi i së cilës është prezantimi i mundësive investuese të Maqedonisë.

Gruevski, së bashku me delegacionin në të cilin janë edhe ministri i Financave Zoran Stavrevski, i Ekonomisë Valon Saraçini dhe Bill Pavlevski, ministër pa resor përgjegjës për tërheqjen e investimeve të huaja, do të jetë i pranishëm në biznes forumin ku do të prezantohen mundësitë për investim në Maqedoni, ndërsa është paraparë edhe takim me guvernatorin e rajonit të Vlladimirit, Nikollaj Vinogradov.

Pas qëndrimit në Moskë dhe në Vlladimir, është planifikuar delegacion qeveritar t’i vizitojë Nizhnji Novogorod dhe San Petersburgun. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button