Shkatërrohet rrjeti i drogës, 8 shqiptarë të arrestuar në Itali

Në vazhdimësi të operacionit antidrogë të startuar ktu e katër vite më parë policia italiane ka vënë në pranga tetë shtetas shqiptarë për trafikim të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë shqiptarët: Shkëlzen Laçi, 27 vjeç, i akuzuar për shpërndarje droge, Fatos Sula, 33 vjeç, Hektor Muka, 29 vjeç, Florentin Kulluri, 25 vjeç, Altin Ajazi, 33 vjeç, Saimir Hysa, 33 vjeç, Elvi Kici, 20 vjeç, Alban Toska, 25 vjeç.
 
Mes të arrestuarve gjendeshin edhe një shtetas maqedonas, Harun Mergeli, 37 vjeç, dhe tre italiane, Santo La Greca, 40 vjeç, Angelo Caliolo, 36 vjeç dhe Giuseppe Caliolo, 34 vjeç.
 
Sipas hetuesve droga vinte nga Shqipëria. Grupi i arrestuar trafikonin kokainë, marijuanë, hashash e cila më pas shpërndahej në parqe, në rrugë, vende publike dhe shtëpi private.
 
Me arrestimet e sotme numri total i shtetasve të ndaluar për trafikim droge shkon në 42.

Lajme të ngjashme

Back to top button