Fetai: Do të bëjmë gjithçka që të dihet e vërteta për vrasjen e pesëfishtë
Pas shtyerjes së seancës së sotme të rastit “Monstra” prokurorja Fatime Fetai tha shkurt për mediat se PSP-ja do të bëjë gjithçka që të mësohet e vërteta për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, transmeton Portalb.mk.
“Mund të them vetëm se do t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset dhe njerëzore edhe teknike që ta konfirmojmë të vërtetën”, tha prokurorja Fatime Fetai.
Shtyhet seanca për rastin “Monstra” sepse i akuzuari Fejzi Aziri është i sëmurë