Ambasada e Rusisë: Qëllimisht ose jo, Zaev ëshë i informuar gabimisht
Nga Ambasada e Rusisë në Shkup në profilin e tyre në “Twiter” kanë reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev për “Televizionin 24”, ku ka thënë se “diplomati i dëbuar në mënyrë të paligjshme është sjellë në Maqedoni, dhe se është paralajmëruar disa herë, por i njëjti ka vazhduar të kryejë aktivitete për çka nuk a qenë i akredituar dhe se dëshmitë i janë prezantuar edhe Ambasadës së Rusisë”, njofton Portalb.mk.
Nga Ambasada e Rusisë thonë se Zaev është i informuar gabimisht dhe se dëbimi i diplomatit të tyre ka qenë i befasueshëm.
“Qëllimisht ose jo, Zaev është i informuar gabimisht. Dëbimi i diplomatit tonë ishte befasi. Asnjëherë nuk jemi paralajmëruar, por a nuk kemi pranuar dëshmi për të cilat flet kryeministri. Edhe më tej vlerësojmë se ky akt është i pabazë dhe u sjell dëm marrëdhënieve ruso-maqedonase”, shkruajti Ambasada e Rusisë në Shkup.
Намерно или не, @Zoran_Zaev е погрешно информиран. Протерувањето на нашиот дипломат беше изненадување. Никогаш не сме добиле никави предупредувања ниту “докази” за кои зборува Премиерот. И понатаму сметаме дека овој чин е неоснован и нанесува штета на руско-македонските односи pic.twitter.com/uoN6ofhPPv
— Посольство России МК (@Russian_Emb_MKD) April 16, 2018
Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, më 26 mars, e ka dëbuar një diplomat rus nga Maqedonia, i cili atëkohë deklaroi se të njëjtën e ka bërë në koordinim me aleatët perëndimor si akt solidariteti me Britaninë e Madhe.
Dëbimi i diplomatit, deklarata të ashpra nga ambasadori i Rusisë në Maqedoni (VIDEO)