Menduh Thaçi: Qeveria duhet të zgjidh, jo të prodhojë probleme

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, në selinë qendrore të partisë takoi Ambasadorin e OSBE-së në vend, ekselencën e tij, Ralf Breth.

Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike, situatën e sigurisë në vend dhe rajon dhe çështje të tjera me interes të dyanshëm.

Në takim, Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka shprehur shqetësimet për situatën e krijuar në vend, përkeqësimin e raporteve ndëretnike në vend sidomos pas aksioneve të fundit policore, rënien e nivelit të demokracisë dhe rënien e besueshmërisë së qytetarëve shqiptarë ndaj institucioneve të shtetit. 

Po ashtu kryetari i PDSH-së ka shprehur shqetësimin për bllokimin e proceseve integruese, duke theksuar se qeveria ka marrë mandatin që të zgjidh problemet e qytetarëve dhe jo të prodhojë probleme të tjera./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button