Nevoja për një Syriza për shqiptarët e Maqedonisë

Skena  politike në Maqedoni  ka shumë nevojë për një parti që do të zgjidhte çështjet e hapura shqiptare që të cilat kanë mbetur pezull nga partitë aktuale shqiptare për njëzet vite me radhë.
Shqiptarëve në Maqedoni u nevojitet një parti apo lëvizje me frymë të re, me qasje të re, dhe me fytyra të reja, thonë analistët shqiptarë. Më mirë thënë nevojitet një SYRIZA shqiptare, e do të mbaj qëndrim dhe se nuk do të ndryshoj parimet për vende ministrash.

Shqiptarët në Maqedoni kanë nevojë për një lëvizje, parti apo formë tjetër të aktivitetit politik,  qoftë edhe një SYRIZA SHQIPTARE,  duke pas parasysh gjendjen aktuale politike dhe nivelin e aktivitetit politik te partive politike, duket e domosdoshme një ofertë e re, mendimi ri që se kemi parë 20 vjetët e kaluara, thotë analisti Edmond Ademi. Ademi vlerëson se kjo lëvizje do të duhet ti ketë për kryesore dy shtylla, aspektin ekonomik punësimin dhe uljen e varfërisë.

‘Kur flas për diçka të re flas edhe në koncept politik, të reformave politike që do të ofrojë, me aktivitete, vendime konkrete, absolutisht në aspektin ekonomik, duke e mare parasysh gjendjen  e mjerë në të cilën gjenden shqiptarët, edhe në aspektin e social pra varfërisë së madhe në të cilën gjenden shqiptarët edhe atë të papunësisë, në këto 20 vite asnjë parti politike shqiptare nuk është marë me zgjidhjen e problemit të varfërisë dhe papunësisë të shqiptarëve’ thotë Ademi.

Për 20 vite jemi lodhur me floskula patrotike dhe kemi nevojë për një vizion të ri, që i ka këmbët në tokë dhe jo ndër tokë,  apo në ajër thotë Ademi, duke shtuar se në këtë drejtim shembull i mirë do të ishte Syriza greke që tregoi një filozofi të re politike, nuk i theu principet e veta për tu bë pjesë e qeverisë, apo për të fituar ndonjë post ministri, e kështu me radhë, tek ne partitë politike shqiptare gjithmonë kanë vrapuar pas pushtetit, gjithmonë pushtetin e kanë pasur si motivim duke shkelur mbi të gjitha vlerat dhe parimet, që ndoshta i kanë promovuar, ndërsa në fakt menjëherë pas zgjedhjeve, ato vlera ato parti me nuk ka mbetur asgjë, prandaj jemi në këtë gjendje ku jemi në aspektin e partive politike, thotë Ademi.

Edhe publicisti Ramadan Ramadani vlerëson se kushtet pët një lëvizje të re janë pjekur, ndërsa ekzistojnë  shumë arsye se pse kjo mund të ndodhë. Sipas tij, duke mare parasysh gjithë problemet që u shfaqën kohët e fundit me mos përfaqësimin politik të shqiptarëve të Maqedonisë, një lëvizje e re platformë apo opsion i ri politik do ishte me të vërtet një zgjidhje për përfaqësim dinjitoz zë shqiptarëve në Maqedoni.

‘Kjo u dëshmua edhe në protestat e fundit masive që u organizuan në Shkup, u vërejt se ka një mos përfaqësim të madh edhe tematik edhe  konjuktural të shqiptarëve të Maqedonisë. Ajo që e bën akoma më të nevojshme paraqitjen e një iniciative të tillë është edhe fakti se dy forcat kryesore politike BDI dhe PDSH janë bashkëfajtorë,  me mos implementimin e marrëveshjes së Ohrit,   dy partitë ishin pjesë e qeverisë dhe nuk arritën të zbatojnë atë në afatet e parapara, po ashtu  këto dy parti sillen në të njëjti rreth vicioz, me projektin më kontravers në gjithë historinë e Maqedonisë, Shkupi 2014,  që ka shkaktuar procese shumë dekohezive dhe përçarëse  në shoqërinë e përgjithshme të Maqedonisë, që mund të sjell pasoja të gjata edhe për shtetin edhe për buxhetin dhe bashkëjetesën’ vlerëson Ramadani.

Edhe analisti Albert Hani vlerëson se shqiptarët kanë nevojë për rifreskim dhe rinim të skenës politike. 

Ndoshta intelektualët e heshtur janë rrugëdalja e vërtetë nga kjo humnerë nga kemi dalldisur të gjithë, por nuk jam i sigurt nëse është momenti i vërtet që mund ti frymëzoj qytetarët të dalin jashtë strukturave të etabluara nga partitë politike për shkaqe varësie, frike dhe kulturës adaptuese me rrethanat e krijuara nga interesa të personaliteteve që gëzojnë pushtet nga partitë, thotë Hani.

‘Çdo aktivitet i tillë konsiderohet si rebelim dhe të jep ndjenjën se më mirë është të heshtës se sa të bëhesh disident i ideve individuale, dhe më mirë është të kënaqesh me një punësim dhe të heshtësh gjithë kohës, se sa duke e ngritur zërin do të ndjesh respekt për vlerat dhe kapacitetet që i posedon’ thotë për Portalb Hani.  

Që ti sfidosh sistemet dhe strukturat e etabluara partijake, analisti Albert Hani mendon se duhet mobilizim të intelegjencës së përkushtuar në ndryshime, eksperiencë, mjete financiare etj.  

‘Me çdo kusht duhet të eliminohet kultura se pa kërcënime dhe kushtëzime me punësime, si dhe pa militant, mashtrime, forcë, dhe dhunë nuk mund të merren vota. Kjo kohë nuk ka ardhur te ne, po më bën optimist se partitë politike do ta vërejnë së fundi se është koha për inkuadrim të intelektualëve e jo anashkalimi dhe injoranca e tyre’ vlerëson Hani.   

Kohëve të fundit shumë intelektualë shqiptarë kanë bërë publike idenë e organizimit të një nisme politike e cila do të gjente mënyrën për ti zgjidhur çështjet e hapura për njëzet viteve kaluara tek shqiptarët e Maqedonisë, siç janë përdorimi i gjuhës shqipe, flamurit, zgjidhjen e statusit të ish të persekutuarve politik, uljen e varfërisë së madhe që kanë shqiptarët dhe gjetjen e mënyrave të punësimit të rinisë shqiptare, e cila edhe tani pas 20 demokracie në vend, të ardhmen e sheh në  emigrim në shtetet e zhvilluara evropianë./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button