Fazli Veliu bën thirrje të mos respektohen vendimet e MPB-së

Shoqata e veteranëve të luftës sot reagoi ashpër ndaj vendimit ndaj vendimit të MPB-së për administratë një gjuhësorë, duke anashkaluar gjuhën shqipe.

Sipas tyre ky akt është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit, Kushtetutës së vitit 2002, institucioneve qeveritare e shtetit.

“Kjo kokëfortësi bart përgjegjësi të mëdha, të cilat ajo as vetë, as me të tjerët nuk mund t’i përballojë dot, mbasi pasojat mund të jenë të rënda dhe të rrezikshme për institucionarët dhe qytetarët e vendit. Nëse nuk korrigjohet ky gabim fatal, Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm, së shpejti do të dalë me qëndrim e prerë, përfundimtar”, thuhet në reagimin e SHVL-UÇK-së.

Nga kjo shoqatë u bëjnë thirrje të punësuarve shqiptarë të mos respektojnë vendimet e Jankullovskës dhe të përdorin gjuhën shqipe në administratë.

“U bëjmë thirrje të gjithë të punësuarve shqiptarë që ta respektojnë ligjin, pra ta përdorin gjuhën shqipe ku do që është e lejueshme. Njëkohësisht në këtë mënyrë të veprojnë edhe qytetarët gjatë komunikimit, dokumentacionit, lëvizjes së lirë” – thuhet në reagim.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button