Paditet një person që ka mashtruar se jep viza pune për në Kanada
![](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/03/auto_Canada-780x4391488800692-e1490347612207.jpg?fit=700%2C394&ssl=1)
Prokuroria ka ngritur padi penale për D.M.(36) nga qyteti i Prilepit për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale mashtrim.
Gjatë vitit 2017 i padituri dyshohet se ka ndërmjetësuar dhënien e vizave të punës për në Kanada, ndërsa për shërbimin e kryer ai merrte nga 2 000 deri në 3 000 euro. Nga personi i lartëpërmendur janë dëmtuar disa persona.