Qeveria do t’i arsimojë administratorët shtetërorë

Ministria e Administratës dhe Informatikës (MAI) prezantoi disa masa me anë të së cilave do të tentojë të profesionalizojë administratën e cila vazhdimisht merr kritika nga ndërkombëtarët dhe opozita se është e stërmbushur dhe e partizuar.

Ministri i Administratës dhe Informatikës Ivo Ivanovski sot e prezantoi fillimin e Sistemit të ri për menaxhim me mësim (SMM) të administratës publike. Më këtë thotë ai, do të shfrytëzohen teknologjitë e reja për trajnim të administratës me qëllim që administratorët të jetë vazhdimisht dhe në kohë të arsimuar.

 “Duke pasur parasysh të kaluarën se si deri më tani janë zhvilluar trajnimet, si dhe analizat që i kemi bërë kemi pa të domosdoshme vendosjen e një sistemi të këtillë që të rindërtohet njohuria nëpunësve shtetëror. Me metodologjinë e re për kompetenca të cilën Qeveria e miratoi para disa javëve, çdo punonjës në administratë do të duhet të kalojë numër më të madh të trajnimeve dhe nëse ka interes për avancim në karrierë do të duhet të kalojë një numër më të madh të testeve sipas metodologjisë për kompetenca”, tha Ivanovski duke theksuar se Sistemi për menaxhim me mësim lejon ngritje të vëllimit të trajnimit pa e ulur cilësinë si dhe se njëkohësisht  mundëson evaluim dhe ndjekje të rezultateve në të gjitha fazat e trajnimit pa marr shumë kohë.

Për këtë projekt ministri tha se për fillim janë siguruar 150.000 euro për sistemin, kurse më tutje varësisht nga zhvillimi i përmbajtjeve do të realizohen furnizime plotësuese.

Ditë më parë deputetja e LSDM-së dhe ekspertja e çështjeve të administratës publike, Ana Pavllovska Daneva akuzoi Qeverinë se nuk bën reforma substanciale sa i përket profesionalizmit të administratës, duke theksuar njëkohësisht se partia e saj ka propozuar disa masa për përmirësimin e shërbimeve të administratorëve.

 “Masat të cilat i propozon LSDM-ja, e për të cilat opinioni është i informuar, ndërlidhet për tre elemente në reforma, përmirësim të kapacitetit të administratës, përmirësim të kushteve për punë dhe masave për mbrojtje nga partizimi. Me masat rrënjësisht do të përmirësohet kapaciteti i punonjësit administrativ, do t’i rritet motivi për punë dhe do të përmirësohet cilësia e shërbimeve”, tha Pavllovska Daneva.

Ajo përmendi se nëse Qeveria qëndron kundër masave, ajo nuk qëndron kundër opozitës, por u qëndron në rrugë qytetarët gjatë realizimit të së drejtës për shërbim të shpejtë dhe cilësor. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button