Tetovë, filloi ndërtimi i rrathëve rrugor

Ka filluar ndërtimi i dy rrathëve në udhëkryqet kryesore në qytetin e Tetovës, ndërsa është në procedurë ndërtimi i rrethit të tretë. Kjo është bërë e ditur të hënën në konferencën për media nga zëdhënësi i Komunës së Tetovës, Flakran Pustina.

“Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrethit me diametër 20 metra në kryqëzimin e rrugëve V.S “Bato” me rrugën “Braqa Milladinovi”, ku do të ndërtohen trotuarë dhe do të vendoset shtresë e re asfalti. Vlera totale për ndërtimin e këtij rrethi kap shifrën prej 5 milionë denarësh”, tha Pustina.

Gjithashtu, kanë filluar punët për ndërtimin e rrethit në kryqëzimin e rrugëve V.S “Bato” me bulevardin “Liria”. 

“Edhe ky rreth do të ketë diametër prej 20 metra, ndërsa investimi kap shifrën prej 4 milionë e 500 mijë denarë. Përveç fillimit të ndërtimit të këtyre dy rrathëve shumë shpejtë do të përfundojnë procedurat dhe do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrethit të tretë tek bulevardi “Iliria”, respektivisht tek qendra tregtare ‘Ramstore’”, tha Pustina. 

Sipas tij, ndërtimi i këtyre rrathëve është projekt i Komunës së Tetovës në kuadër të investimeve infrastrukturore dhe do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e komunikacionit në qytet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button