Hapen ofertat për ndarjen e koncesionit për deponinë e parë sanitare rajonale

U hapën ofertat për ndarjen e koncesionit për sistemin e parë rajonal për menaxhimin me mbeturinën në Republikën e Maqedonisë.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ?bdilaqim Ademi, mori pjesë në hapjen e ofertave të dorëzuara në kuadër të projektit për ndarjen e koncesionit për menaxhimin e integruar me mbeturinën e fortë në Rajonin Planor Juglindor i cili u mbajt sot, në hapësirat e Shtëpisë së Armatës në Strumicë. 

Ky është investimi i parë i drejtpërdrejtë i huaj në sferën e menaxhimit të mbeturinës dhe do të kontribuojë drejt zbatimit të standardeve evropiane në menaxhimin e integruar rajonal të mbeturinës në Maqedoni. 

Me hapjen e ofertave të arritura filloi procesi për përzgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm në bazë të të cilit do të organizohet sistemi i parë rajonal për menaxhimin e mbeturinës në Republikën e Maqedonisë. 

Vlerësimin do ta bëjë Komisioni në të cilin janë përfaqësuar që të 10-të  komunat e Rajonit Planor Juglindor përmes kryetarëve të tyre të komunave, të shoqëruar nga përfaqësuesit e Ministrive përkatëse. 

„Pres që pas vlerësimit të ofertave, ne-koncesionerët, të zgjedhim koncesionerin në rrugë të koncensusit. Koncesioneri i ardhshëm, përmes investimeve të drejtpërdrejta, transferit të teknologjisë bashkëkohore dhe bartjes së përvojave praktike, do të mundësojë që të vepruarit me mbeturinën  në Rajonin Planor Juglindor të konsolidohet, të përmirësohet cilësia e shërbimit drejt qytetarëve dhe njëkohësisht të zbatohen standardet evropiane”, theksoi ministri Ademi në fjalimin e tij.

Gjithashtu u theksua se gjatë realizimit të  këtij projekti pritet të ballafaqohen me sfida të mëdha, duke pasur parasysh faktin që dhënia e menaxhimit të mbeturinës nën koncesion zbatohet për herë të parë në Maqedoni, por edhe se besohet që me përpjekjet e mëdha nga të gjithë faktorët shoqëror, do të arrihet një përparim i madh në mbrojtjen e mjedisit jetësor, si bazë për ruajtjen e shëndetit të popullsisë dhe gjeneratave të ardhshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button