Prammer: Emri të ndahet nga eurointegrimet

Është e nevojshme që kontesti me emrin të kufizohet nga integrimi në Bashkimin Evropian dhe të mos kombinohet me negociatat e anëtarësimit, tha kryetarja e Këshillit nacional i Republikës së Austrisë Barbara Prammer.

Sipas neaAustria, të gjitha problemet mund të zgjidhen në mënyrë demokratike dhe paqësore. 
Prammer e përshëndeti angazhimin me të cilin Kuvendi i Maqedonisë i përpunon detyrat kryesore legjislative të marra me dialogun aderues në nivelin e lartë.

Prammer, i citoi marrëdhëniet e mira, tha se Austria dhe Maqedonia kanë bashkëpunim gjithëpërfshirës bilateral dhe se marrëdhëniet ekonomike edhe më tutje duhet të zhvillohen.
Kryetari i Këshillit nacional i Republikës së Austrisë Barbara Prammer u pranua edhe nga ana e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button