Familja Eshtrefi nga Shkupi kërkon lirimin e Naser Eshtrefit, i dënuar me 14 vite burg për vetëmbrojtje!
Familja Eshtrefi nga Shkupi kërkon lirimin e Naser Eshtrefit, i dënuar me 14 vite burg për vrasjen e Angell Petkovskit në vitin 2014 në Gjorçe Petrov të Shkupit. Gjyshi i Naserit, Ilmi Eshtrefi thotë se nipi i tij veprën e ka kryer në vetëmbrojtje, por që gjykata nuk e morri parasysh këtë fakt pavarësisht dëshmive. Ai thotë se gjykata vendosi mbi baza nacionale dhe politike, njofton Alsat-M.
“Unë kërkoj që për nipin tim drejtësia të dale në shesh. Nipi im nuk ka qenë as fajtor, as nuk ka vjedhur biçikletë. Ata kanë dal fshehurazi dhe e kanë pritur ku edhe e kanë rrahur, por incizimet e rrahjes janë prerë. Ata kanë dalë me qëllim që ta vrasin, pra t’ia marrin jetën. I vjetri e ka marr të riun dhe kanë dalë ta vrasin dhe t’ia lë fajin të riut, por nuk e ka thënë Zoti ashtu si kanë dashur ata” – tha Ilmi Eshtrefi, Gjyshi i Naser Eshtrefit.
Pas ankesës së mbrojtjes, lënda tani ndodhet në Gjykatën Supreme.
Dosje: Si u realizua gjykimi skandaloz për Naser Eshtrefin, vrasja në Gjorçe të Shkupit (VIDEO)