Zayn harron përfundimisht Gigi-n, ky vendim sapo e konfirmoi

Ndarja e Zayn nga Gigi Hadid zhgënjeu shumë prej fansave të tyre, të cilët ende shpresojnë se çifti do të ribashkohet. Para pak kohësh Gigi kishte pëlqyer një prej postimeve të tij dhe kjo gjë u pa si një shpresë për ribashkim nga fansat e tyre. Por me sa duket shanset për ribashkim po shuhen, shkruan Class.

Zayn nuk e ndjek më modelen në Instagram dhe pasi ka fshirë çdo postim në llogarinë e tij, këngëtari ka marrë një tjetër vendim, që e vulos ndarjen e tyre. Është pikërisht vendimi i tij për të fshirë tatuazhin që mban në kraharor, që janë sytë e Gigi-t. Sipas The Mirror, Zayn nuk dëshiron t`i ketë më sytë e ish të dashurës tatuazh dhe po mendon të sajojë një tjetër tatuazh sipër tij për ta mbuluar.

Ai ka qenë duke parë për dizajne të ndryshme për të gjetur diçka që mund të përshtatet. Nëse do të duket mirë do ta bëjë, ai do thjeshtë të eci përpara me jetën e tij”, -ka thënë një burim për The Mirror. Kjo nuk është hera e parë që këngëtari bën diçka të tillë. Në vitin 2016, ai ka mbuluar edhe një tatuazh që ia kishte dedikuar ish të dashurës së tij Perrie Edwards.

Për sa i përket jetës profesionale nuk dihet projekti i radhës nga Zayn, por pasi ka fshirë çdo postim në Instagram, ai ka postuar një video që duket si një film i shkurtër dhe mund të jetë videoklipi i tij i radhës. Këngëtari ka bërë më dije që ky projekt do të publikohet në datën 12 të këtij muaji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button