5 ushqimet që mbajnë nën kontroll çrregullimet hormonale, detoksifikojnë trupin dhe mbrojnë shëndetin e gruas

Të prodhuara nga gjendrat endokrine dhe të sekretuara në gjak, hormonet janë substancat kimike më të rëndësishme që qarkullojnë në trupin e njeriut, shkruan Femra.net.

Ata janë përgjegjës për procese të ndryshme, nga norma metabolike deri tek gjendja shpirtërore, si humori, emocionet, sjellja, pesha, cikli menstrual, pamja e jashtme etj. Problemet hormonale janë mëse të zakonshme, sipas statistikabe gati 80% e femrave vuajnë nga çrregullimet hormonale gjatë jetës së tyre për shkak të ndryshimit të niveleve të estrogjenit dhe progresteronit.

Kombinimi perfekt i ushqimeve që balancojnë hormonet ndihmon në lehtësimin e këtyre simptomave dhe mban sistemin e riprodhimit të shëndetshëm. Këto janë pesë ushqimet më të mira për shëndetin e gruas:

Kosi

Ekspertët e cilësojnë atë si një super ushqim për shëndetin e gruas. Ky produkt i bulmetit përmban probiotikë, që ndihmojnë në rritjen e baktereve të shëndetshme në stomak, si dhe kalcium për forcimin e kockave. Vitamina D është gjithashtu shumë e rëndësishme për balancimin e hormoneve.

Peshku

Acidet yndyrore omega 3 luajnë një rol jetëso në shëndetin e gruas. Ato mund të mbrojnë femrën nga sëmundjet që mund ta prekin me kalimin e moshës, si sëmundjet e zemrës, hipertensioni, sëmundjet inflamatore dhe depresioni.

Perimet e pasura me antioksidues

Perimet me gjethe jeshile janë një burim i mirë i antioksiduesve. Spinaqi, zarzavatet jeshile, sallata ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të hormoneve, ndërkohë që sigurojnë edhe lëndët e tjera ushqyese për të cilat trupi ka nevojë.

Erëzat

Kanella, xhenxhefili, hudhra janë disa nga erëzat më të mira që ndihmojnë femrat të balancojnë hormonet dhe të qëndrojnë të reja për një kohë të gjatë.

Avokado

Ky frut është i pasur me yndyra të shëndetshme që ndihmojnë në tretjen e lëndëve ushqyese. Avokadot janë gjithashtu të pasur me fibër, magnez, kalium, vitaminë E, acid folik dhe vitaminën B, të cilat janë shumë të rëndësishme për balancimin e hormoneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button