As çështja për emrin nuk i ndal banorët e Maqedonisë të shkojnë në Greqi

Bisedimet për çështjen e emrit mes Shkupit dhe Athinës nuk ndikojnë në valën turistike nga Maqedonia drejt Greqisë, thekson Grigoris Tasios, kryetar i Federatës së Hotelierisë në Greqi dhe kryetar i Lidhjes së Hotelierëve nga Halkidiki.

“Mendoj se është shumë e qartë pasi politika për vite me radhë nuk ka ndikuar në turizmin, nuk ka ndikuar negativisht në valën turistike nga Greqia drejt Shkupit dhe anasjelltas. Është normale të presim edhe se si do të jetë rezultati i bisedimeve mes dy vendeve”, ka thënë Tasios, njofton MIA.

Ndërsa i pyetur nëse marrëveshja eventuale mes dy vendeve do të ndikonte pozitivisht në turizmin, ai tha se marrëdhëniet tregtare janë të mira dhe nuk pret ndryshime edhe nëse arrihet marrëveshje për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Ai pret që numri i turistëve të rritet më shumë këtë verë, sidomos gjatë festave të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button