Duke pritur Udhërrëfyesin!

Tash kur ka filluar numërimi mbrapsht, ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, nuk beson se Komisioni Evropian do ta presë ditën e fundit të pranverës për të sjellë në Prishtinë Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, ministrja Çitaku ka vlerësuar se kanë plotësuar qind për qind detyrat e kërkuara.

Por, Çitaku thekson se në vitin e fundit vendet anëtare të BE-së janë bërë më skeptike, pas valës së migruesve ilegal nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button