Studentët e UP-së, homazhe për viktimat në Himarë

Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës janë grumbulluar të martën pasdite para Teatrit Kombëtar për të bërë homazhe në shenjë solidarizimi me dhembjen e familjeve shqiptare për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Himarë. Studentët ndezën qirinj dhe mbajtën një minutë heshtje.

Me këtë rast, Tahir Bungu, kryetar i Këshillit të Studentëve në Fakultetin Filozofik, ka thënë për Kosovapress se nëpërmjet këtij aksioni kanë dashur të solidarizohen me familjarët e viktimave të cilët humben jetën pasditen e djeshme në aksidentin tragjik të Himarës. /Kosovapress

Lajme të ngjashme

Back to top button