Moska kërcënon ashpër perëndimin!

“Nëse vazhdohet kështu, Perëndimi mund të ballafaqohet me fatin e njëjtë të figurës biblike, Goliatit”, ka thënë shefi i inteligjencës ruse Sergei Narishkin, duke shtuar se “Perëndimi dhe Shtete e Bashkuara më nuk mund ta diktojnë vullnetin e vet pjesës tjetër të botës”.

“Kombet e Perëndimit “nuk munden dhe nuk dëshirojnë të ballafaqohen me të vërtetën dhe të pranojnë se ndikimi i tyre, i cili dikur ka qenë i pakontestueshëm, tani është zvogëluar. Ata edhe më tutje po tentojnë t’i ndërtojnë marrëdhëniet me popuj tjerë në bazë të parimeve të vjetra që kanë rrënjë në kolonizim, dhunë dhe diktat”, ka thënë Narshkin, transmeton Insajderi.com.

Zyrtari rus e ka quajtur “dyfytyrësi të paparë” metodat perëndimore për projektimin e pushtetit. “SHBA po përpiqen të maskojnë diktimin brutal amerikan si solidaritet euroatlantik apo ndërkombëtar”, ka thënë Narishkin.

Ai pretendon se helmin e ish agjentit rus Sergej Skripal “e kanë “gatuar” shërbimet e inteligjencës britanike dhe amerikane”.

“Në arrogancën e vet SHBA gjithnjë e më tepër përkujtojnë në figurën e fortë biblike Goliatin, të cilin e vrau Davidi i ri”, ka theksuar krye spiuni rus.

Nga ana tjetër Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg thotë se NATO nuk e ka për qëllim izolimin e Rusisë pas sulmit të saj me gaz nervor ndaj Sripalit dhe vajzës së tij në Britani të Madhe, por se ishte i detyruar të ndërmerr masa të ashpra në mënyrë që të bëjë me dije se nuk do t’i lejojë Moskës një sjellje të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button