Moska kërcënon me dhënien fund të marrëveshjes për drithërat

Rreth tre javë para përfundimit të marrëveshjes për eksportimin e drithërave nga Ukraina, Rusia sërish ka kërcënuar me dhënien fund të saj. “Sulmet terroriste të regjimit të Kievit kërcënojnë një zgjatje tjetër të ‘marrëveshjes për dritherat’ pas 18 majit”, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes natën e së martës (25.04.), shkruan DW.

Sipas qëndrimit të Rusisë, që vetë e filloi luftën në shkurt 2022, Ukraina rrezikon vazhdimin e kësaj marrëveshjeje me sulmet e saj kundër flotës ushtarake ruse në Detin e Zi në Sevastopol, në Gadishullin e Krimesë. Nga Ukraina nuk ka pasur fillimisht reagime.

Shtyrja e marrëveshjes me 60 ditë nga mesi i marsit

Rusia rregullisht ka kërcënuar me dhënien fund të marrëveshjes për drithërat, e cila në mes të marsit u shty me 60 ditë, por gjithmonë me argumente të ndryshme. Së fundmi Moska kishte përsëritur kritikat se lehtësimet e sanksioneve për eksportin e plehut kimit, për të cilat është rënë në ujdi, nuk zbatohen sa duhet.

Pas fillimit të luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës, Rusia kishte bllokuar për muaj me radhë portet në Detin e Zi. Për shkak se Ukraina është një nga eksportueset më të mëdha në botë të drithërave, u shtua frika për rritje masive të çmimeve të ushqimeve bazë dhe si pasojë një krizë urie në vendet më të varfra. Verën e shkuar Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen për drithërat, e cila i dha fund bllokadës ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button