Putin: “Arsyeja e shëndoshë” të mbizotërojë në rastin Skripal

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të mërkurën se shpreson se “arsyeja e shëndoshë” do të mbizotërojë në mosmarrëveshjet me Londrën, rreth helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij, Yulia, transmeton REL. 

Të dy ata janë helmuar me agjent nervor në qytetin Sallsbëri të Anglisë, më 4 mars.

Britania thotë se Rusia, pothuajse me siguri, duhet fajësuar për sulmin kundër Skripalit, por Moska e mohon përfshirjen.

Incidenti ka shkaktuar krizë diplomatike – shtetet perëndimore dhe Rusia i kanë dëbuar njëra-tjetrës dhjetëra diplomatë.

“Presim momentin kur do të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë dhe kur marrëdhëniet ndërkombëtare nuk do të dëmtohen si tani”, tha Putin në një konferencë për media në Ankara.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button