Qytetarët të zemruar nga pagesa e kartelave shëndetësore

Ndonëse u paralajmëruan si kartela papagesë elektronike shëndetësore megjithatë pas një sërë negociatash dhe marrëveshjesh ato do të kushtojnë 250 denarë.

Të gjithë qytetarët duhet të paguajnë edhe pse u paralajmëruan  si falas, vetëm një kategori e njerëzve si të papunët, në vend të 250 denarëve do të paguajnë nga 100 denarë për kartelë elektronike.

Qytetarët komentojnë se kartelat shendetësore elektronike janë shumë të shtrenjta për kushtet e tyre ndërsa revolti dhe hidhërimi i tyre po ndjehet.

“Edhe për këtë me duhej të japim para. Nëse buxheti i Fondit është zbrazët, nuk mund ne t’ua mbushim”, thekson një qytetar.

Para një jave nga Fondi dolën me informata se ende nuk dihet kur fillon dhënia e dokumentit të ri elektronik përçdo të siguruar, meqë Ministria e Shëndetësisë duhet të sjellë rregullore. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button