VMRO-DPMNE-ja kthehet në Kuvend, ja pse!

Pas më shumë se tre muaj bojkot aktiv, VMRO-DPMNE-ja do të kthehet në karriget e Kuvendit të Maqedonisë, për siç thonë ata, të kundërshtojnë çdo propozim-ligj që është në dëm të qytetarëve të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Sollëm vendim që të marrim pjesë në punën e Kuvendit që të luftojmë për çdo propozim që është në dobi të qytetarëve dhe të kundërshtojmë çdo masë të dëmshme dhe politikën antishtetërore që është duke u zbatuar nga shumica parlamentare”, kështu ka njoftuar mbrëmë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Pëndryshe, që nga 13 dhjetori i 2017-s, VMRO-DPMNE-ja e ka bojkotuar punën e Kuvendit të Maqedonisë si shenjë revolte ndaj arrestimit të deputetëve të saj për sulmet e 27-prillit të 2017-s në Kuvendin e Maqedonisë.

Deputetët e saj janë rikthyer kohëpaskohe, mirëpo për të penguar miratimin e ligjeve, siç ishte rasti me ligjin për përdorimin e gjuhëve për të cilin parashtruan mbi 35 mijë amendamente të cilat bllokuan punën e Kuvendit për më shumë se dy muaj. Ligji i gjuhëve kaloi në votim të dytë, pa shqyrtim të amendamenteve mirëpo i njëjti ende nuk është dekretuar nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov me arsyetimin se është sjellë në formë jodemokratike- pa shqyrtim të 35 mijë amendamenteve të VMRO-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button