Server për MIA-n: Është mirë që të zgjidhet çështja e emrit, por edhe pa të Maqedonia duhet të hyjë në NATO

Është koha që të zgjidhet kontesti i emrit. Do të ishte mirë edhe për Greqinë edhe për Maqedoninë, por edhe për rajonin. Do të ishte e gëzueshme nëse gjendet zgjidhje e pranueshme e përbashkët, por edhe nëse nuk vjen deri te zgjidhja Maqedonia duhet të hijë në NATO nën referencën e përkohshme, tha në një intervistë për MIA-n, analisti amerikan dhe profesor i Universitetit “Xhon Hopkins”, në Uashington, Daniel Server, transmeton Portalb.mk.

“Shumë politikan në Uashington duhet të kuptojnë se mossuksesi që të gjendet zgjidhje për hyrjen e Maqedonisë në NATO është shkak për tensionet ndëretnike. Nëse garnitura e pushtetit në Greqi e udhëhequr nga Siriza nuk mund të negociojë me opozitën Demokracia e Re dhe me partnerët koalicionar Grekët e Pavarur, Maqedonia duhet dhe patjetër duhet të hyjë në NATO në situatë kur Rusia përhap konfrontim dhe tregon agresion në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, kjo është më shumë se e nevojshme, tha Server për MIA-n.

I pyetur se nëse nuk zgjidhet kontesti i emrit çfarë humb Greqia, Server konsideron se nuk do të ketë pasoja direkte ndaj Athinës, por, megjithatë, mosplotësimi i vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës mund ta errësojë pamjen e saj dhe të rezultojë me disa hapa siç janë vështirësitë për marrjen e kredive, bojkotim të turistëve amerikan, si dhe moskënaqësi në pakicat të cilat jetojnë në territorin e saj, siç janë maqedonasit dhe shqiptarët.

Për mospajtimet e reja mes Rusisë dhe Maqedonisë në lidhje me rastin “Skripal” për shkak të cilit Maqedonia e dëboi diplomatin rus. Server tha se Uashingtoni e vlerëson shumë gjestin e Qeverisë së Maqedonisë  që të kyçet në hapat e përbashkëta amerikane-evropiane, të dërgojë sinjal të fuqishëm drejt Moskës se duhet të përfundojë me agresionin e saj të fuqishëm.

LEXO EDHE: Takimi Nimic – Dimitrov – Koxias: për çështjen e emrit, do të propozohet formë juridike me vende të zbrazëta

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button