Haradinaj shkarkon ministrin Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar ministrin e brendshëm Flamur Sefaj dhe drejtorin Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi, transmeton REL.

“Dua edhe njëherë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet”, thuhet në letrën e nënshkruar nga kryeministri Haradinaj.

Kryeministri ka thënë se nuk kishte qenë fare i informuar për veprimet e institucioneve të sigurisë për aksionin e djeshëm të deportimit të gjashtë shtetaseve turq për në Turqi.

Pasi kishte ndodhur aksioni i deportimit, përfaqësuesit shtetëror duke përfshirë presidentin, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe Ministrin e Jashtëm kishin deklaruar se nuk kanë qenë fare në njohuri për këtë veprim.

Presidenti Thaçi kishte mohuar faktin të kishte pranuar ndonjë informacion për veprimet e Policisë dhe Inteligjencës. Ai duke dënuar këtë veprim tha se ishte i zhgënjyer për shkak se institucionet kishin dështuar të mbrojnë parimet që ndërlidhen me të drejtat njerëzore të shtetasve të huaj, që jetojnë dhe punojnë në Kosovë tonë.

Njëjtë edhe kryeministri Haradinaj dënoi depërtimin duke thënë se nuk ka pasur asnjë informacion.

“Përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e depërtimit”, kishte deklaruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button