Vuçiç: Kroacisë i dëshiroj aftësim të mirë ushtarak

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se nuk ka asgjë kundër askujt, sidomos ndaj vendeve fqinje për sigurinë e tyre. Ai tha se Kroacisë i dëshiron aftësim të mirë me rastin e blerjes së armatimit të ri nga ky vend, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kroacia është anëtare e NATO-s që është diçka e madhe, ndërsa Serbia më shumë preferon që vet të menaxhojë me vendin dhe të jet zot në shtëpinë e vet. Prandaj përpiqemi të kemi ushtri më të fortë nga që e kishim”, ka thënë persidenti serb Vuçiç në ndjekjen e stërvitjes ushtarake “Bashkëveprimi 2018”.

Sipas tij, qytetarët në Serbi nuk duhet të shqetësohen.

“Ne do të kemi një ushtri që do të mbrojë vendin, do të ruaj lirinë dhe të jenë të jemi zot në tokën tonë”, ka thënë Vuçiç.

Ai paralajmëroi se pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë këtë vit i pret “përmirësimi i mëtejshëm i standardit të jetesës”.

“Do të kenë një rritje të konsiderueshme dhe ne do të vazhdojmë të pajisim ushtrinë tonë”, tha ai, duke theksuar se Serbia është një vend i vogël që nuk është në blloqet ushtarake, i cili dëshiron të ruaj lirinë dhe sovranitetin e saj dhe se duhet të ketë një ushtri të fortë dhe efikase.

Qeveria kroate sot më herët miratoi propozimin për të pranuar ofertën e Izraelit për blerjen e 12 avionëve luftarakë F-16.

Në stërvitjen e sotme të ushtrisë serbe morën pjesë tanke, automjete luftarake të këmbësorisë M-80A, obusë vetëlëvizës, një tank për tërheqje dhe një tank mbajtës i urës, raketahedhës me shumë tyta, minahedhës, avionë sulmues “orao” dhe helikopterë “HN-42m gama” dhe helikopter Mi-8, “hamerë”, droni “Orbiter”.

Stërvitja po mbahet në kuadër të stërvitjes vjetore të zbatimit të planit të ushtrisë së Serbisë për vitin 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button