Besnik Mustafaj, takim me Shkollën për lidership të Shkupit

Ish ministri i jashtëm shqiptar dhe diplomat  karriere Besnik Mustafaj,  takoi studentët nga Shkolla për lidership të Shkupit të dizajnuar dhe drejtuar nga Akademia Diplomatike Shqiptare.

Mustafaj i cili në Shkup vjen në cilësinë tashmë të shkrimtarit, pas promovimit të dy veprave të tij “Fletorja rezervat” dhe “Midis krimeve dhe mirazheve” që kanë të bëjnë me periudhën kur ishte ambasador i Shqipërisë në Paris, zhvilloi një dialog me studentët e kësaj shkolle në Librarinë e Carshisë së Shkupit.

“Dialog me Besnik Mustafajn” u quajt kjo bisedë, sepse për dallim nga mënyra dhe forma e performancës dallonte dhe ishte idejuar si një bashkëbisedim me pyetje për diplomatin Besnik Mustafajn.

Dialogu me Besnik Mustafajn zgjoi interesim e studentëve të cilët patën mundësi që ti shprehin mendimet e tyre dhe të dialogojnë me këtë personalitet të shquar të diplomacisë dhe letrave shqipe.

Temat të cilët u prekën në këtë bashkëbisedim kishin të bëjne me aktualitete dhe u debaua për procesin e pavarësimit të Kosovës, pozicionin politik të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, procesin e integrimit të Maqedonisë në BE dhe Nato, rolin dhe rëndësinë e shqiptarëve të Maqedonisë në ballkanin Perëndimor, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe dinamikat e qeverisjes në RM.

Ndryshe në Shkollën për lidership të Shkupit deri më tash kanë ligjeruar personalitete të ndryshme të rëndësishme te jetës politike e akademike si Blerim Reka, Skender Hyseni, Bajram Kosumi, Arsim Sinani. Ky projekt është mbështetur nga Komuna e Çairit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button