Benzinat lirohen

Çmimi me pakicë i derivateve të naftës është zvogëluar mesatarisht 2,07% konform vendimit të rregullores së komisionit për energji në seancën e sotme.

Duke marrë parasysh trendin e uljes së çmimeve të këtyre elementeve në formimin e çmimit të derivateve të naftës sipas metodologjisë, çmimet e rafinerisë së derivateve të naftës po zvogëlohen.

Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 po zvogëlohen për 1,50den/lit. Kështu çmimi i EUROSUPER BS-95 kushton 82,00 den/lit dhe i EUROSUPER BS-98 KUSHTON 84,00DEN/lit.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURDODIZEL(D-E V) dhe të Ekstra vajit të lehtë shtëpiak (EL-1) po zvogëlohen për 0,50 den/lit, respektivisht për 1,00 den/lit. Kështu çmimi i EURODIZEL(D-E V) kushton 72,00 den/lit, ndërsa Ekstra vaji i lehtë shtëpiak(EL-1) kushton 60,50 den/lit.

Çmimet me pakicë të shitjes së mazutit M-1 NS po zvogëlohen për 0,847 den/kg, ndërsa të M-1 NS kushton 45,856 den/kg.

Lajme të ngjashme

Back to top button