Në Zagreb promovohet libri për tmerret e luftës në Kosovë

Në Zagreb, në bibliotekën kryesore të “Bogdan Ogrizoviq”, është promovuar libri “Histori të tmerrit” të autores Sanije Gashi.

Autorja e librit shpalosi rrëfimet, të cilat paraqesin një ndër periudhat më të trishta të popullit shqiptar të Kosovës, protagoniste kryesore të të cilave janë gratë që përjetuan llahtarin në shtëpitë e tyre gjatë luftës së viteve 1998/1999, nga forcat okupuese serbe.

Fjalën e hapjes në këtë promovim e mbajti drejtoresha e bibliotekës, e cila librin e cilësoi si një botim të veçantë. Promovimi u mbajt nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, ndërkaq u organizua nga presidentja e Klubit të Grave Shqiptare të Zagrebit, “Mbretëresha Teuta”, zonja Shenida Bilalli. Përveç adhuruesve të librit, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Pëllumb Qazimi, si dhe personalitete të tjera të njohura shqiptare e kroate. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button