Një mjek amë në 1000 banor

Në çdo 1.000 banorë duhet të ketë nga një ekip mjekësore nga mjekësia e përgjithshme, gjegjësisht nga një mjek amë.

Kjo është e përcaktuar me rregulloren për rrjetin mjekësor të shërbimeve të cilën e përgatiti Ministria e shëndetësisë, e cila është e dhënë në aprovim në qeveri.

Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov tha se rrjetin shëndetësor e kanë dërguar deri të gjithë shoqëritë e mjekëve, odat e mjekëve dhe te gjitha institucionet relevante, të cilat me sugjestimet dhe vërejtjet e tyre do të ndihmonin dokumenti të bëhet sa më mirë.

Ai shpjegoi se vërejtjet dhe sugjestimet do të pranohen në dhjetë ditët e ardhshme dhe se rrjeti shëndetësor cakton se sa ekipe mjekësore janë të nevojshme në një rajon.

Todorov tha se në rrjetin shëndetësor kanë hyrë të gjithë institucionet publike shëndetësore, si dhe ato private te të cilat ka veprimtari të financuara nga shteti.

“Në të ardhmen nuk do të ketë shpallje aty ku ka më shumë mjekë se sa është parashikuar, ndërsa aty ku ka nevojë, në pajtim me mjetet e Fondit për shëndetësi, do të ketë shpallje për mjekë të rinj. E njëjta ka të bëjë edhe për specialistët, ndërsa do të ketë shpallje për koncesion të shërbimeve shëndetësore të cilat nuk janë deri tash, siç është kardiohirurgjia për fëmijë”, tha Todorov./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button