Studentët e USHT-së vizituan Brukselin

Studentët e USHT-së dhe universiteteve të tjera publike nga Maqedonia, në Bruksel u pritën nga zonja Barbora Maronkova, koordinatore regjionale për Ballkanin Perëndimor, e cila i njohu me veprimtarinë e Aleancës Veriatlantike-NATO, me theks të veçantë për zhvillimet më të reja në Evropë, siç janë organizimi i zgjedhjeve parlamentare dhe vendore në këtë kontinent dhe reflektimin e tyre në punimet e Samitit të NATOS, në Çikago, që do të organizohet gjatë këtij muaji.

Po ashtu, grupi i studentëve nga Republika e Maqedonisë u takuan edhe me zotëri Kristian Meszaros, Danielle Riggio dhe Michael Ruehle të cilët para vizitorëve e prezantuan rrjedhën e operacioneve të NATOS në Afganistan, si dhe operacionet ushtarake që NATO i ka zhvilluar në vende të tjera, sfidat e sigurimit global, rëndësinë e partneriteteve mes shteteve, si dhe rolin e kësaj Aleance në  rrafshin global.

Në kuadër të kësaj agjende, studentët tanë qëndruan për vizitë në selinë e  Misionit për Euro-integrime të Republikës së Maqedonisë, ku u diskutua për përpjekjet  e ndërmarra për integrimin e vendit tonë në strukturat Veriatlantike.

Lajme të ngjashme

Back to top button