Stërvitja më e madhe në historinë e Maqedonisë fillon sot në Krivolak

Në qendrën për trajnim “Pepelishte” në Krivolak sot do të mbahet stërvitja “Shtënia/lanser  e gjatë kooperative 2012” në të cilën përveç pjesëtarëve të ARM-së do të marrin pjesë përfaqësues të 15 armatave të shteteve anëtare të NATO-s dhe partneritetit për paqe.

Deri më tani në stërvitjen më të  madhe ushtarake në Maqedoni, ARM-ja do të merr pjesë me 1.697 persona, shtetet e NATO-s me 166, ndërsa shtetet e partneritetit për paqe me 343 ushtarë.

Qëllimi thelbësor i trajnimit është që të rritet niveli i gatishmërisë së njësive, stërvitja e personalit të shtabit sipas standardeve dhe procedurave tw NATO-s  si dhe vlerësimit të njësive deklarative të ARM-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button