Rakiq: Nesër nis procesi për formimin e Asociacionit, themelimi më 20 prill

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, ka thënë se të mërkurën, nesër, do të propozohet formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Nesër do të mbajmë një seancë me të gjitha 10 komuna me shumicë serbe dhe aty do të propozojmë që në 5 vjetorin prejse u morëm vesh në Bruksel për krijimin e AKS të formojmë këtë asociacion dhe për këtë do të informojnë presidentin Vuçiq i cili ka premtuar se do të përkrah secilin vendim tonin. Ne natyrisht do të konsultohemi me ata dhe do të përkrahin gjithçka që ne të vendosim”, është shprehur Rakiq, transmeton Koha.net.

“Dua të shfrytëzoj rastin tu bëjë thirrje serbëve që të përmbahen nga të qenit pjesë e ushtrisë për çka shqiptarët i thërrasin, mos u bëni ujq të fëmijëve tonë. Kërkoj nga ju që të mos jeni pjesë e asaj ushtrie. Mos se nesër do të vijmë në situatë të vritemi vëllai me vëllanë e kjo më së paku na duhet”, ka shtuar ai.

“Ne do të vazhdojmë të përkrahim përfaqësuesit serbë në Kosovë. Vendimi që e dëgjuat sot rreth Asociacionit është motivuar me arsye të thella dhe nevojën e serbëve që të realizojnë të drejtën kolektive politike. Pa dhunë, pa tirani. E kanë përkrahjen tonë për këtë. Sa i përket negociatave mendoj se edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë që lejuan këtë e ndoshta edhe e inkurajuan e Prishtina tregoi dje se çfarë mendon për negociatat”, ka thënë Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Largimi i Listës Serbe, Kryeministri Haradinaj: Nuk jap dorëheqjen

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button