Largimi i Listës Serbe, Kryeministri Haradinaj: Nuk jap dorëheqjen

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk ka ndërmend që të dorëhiqet pas daljes nga koalicionit të Listës Serbe. Duke folur për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e ka konsideruar të pakuptimtë largimin nga qeveria të Listës Serbe, megjithatë e ka ftuar këtë forcë politike që të reflektojë për vendimin që ka marrë, transmeton Klan.al.

Lista Serbe deklaroi sot daljen nga Qeveria e Kosovës pas arrestimit një ditë më parë të zyrtarit serb Marko Gjuriç. Këtë veprim të policisë kosovare, Haradinaj e quajti zbatim të ligjit pasi Gjuriç kishte hyrë pa leje në territorin e Kosovës. Ky veprim, tha Kryeministri Haradinaj, nuk ishte demonstrim force as ndaj banorëve serbë në veri dhe as ndaj zyrtarëve serbë.

Lista Serbe paralajmëron largimin nga Qeveria e Kosovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button