Vuçiq për arrestimin e Gjuriqit: Ishte një provokim brutal nga ana e Prishtinës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Marko Gjuriq bazuar në marrëveshjen e arritur lidhur me vizitat zyrtare, 75 orë më parë kishte paralajmëruar vizitën në Kosovë.

Pas mbledhjes së Këshillit për Siguri, Vuçiq i është drejtuar gazetarëve duke komentuar arrestimin e Gjuriqit nga policia e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se bëhet fjalë për një provokim brutal që është bërë nga ana e Prishtinës zyrtare, që sipas tij ishte përkrahur nga vende tjera.

Kujtojmë se mbledhja e Këshillit për Siguri në Serbi ishte paraparë të mbahet në mërkurën, ajo është mbajtur disa orë pas arrestimit të Gjuriqit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button