Janez Jansha përkrah aspiratat e Maqedonisë për NATO

Kryeministri slloven Janez Jansha në takimin me presidentin e Maqedonisë në suaza të Samitit të NATO-s tha se Maqedonia edhe më parë edhe tani ka përkrahjen e plotë të Sllovenisë.

“Maqedonia mund të kalkulon në mbështetje nga Sllovenia edhe në këtë Samit në Çikago, në kuadër të mundësive do të mundohen për vlerësim real të pritjeve dhe argumenteve tona” tha Jansha.

Shefi i shtetit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov nga ana tjetër përsëriti qëndrimin se NATO ka punë dhe përgjegjësi të pambaruar ndaj Republikës së Maqedonisë që nga Samiti në Bukuresht.
Ai tha se kriteret e përmbushura për anëtarësim, sjellja e Maqedonisë si anëtar de facto në aspektin e obligimeve, dhe sidomos aktgjykimi i Hagës duhet të kenë ndikimet e tyre në statusin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe në komunikenë përfundimtare, në çka Maqedonia pret përkrahje nga Sllovenia.

“Konkluzioni në Bukuresht është i papërmbajtshëm dhe ai mund të ndërrohet vetëm në Samit”, tha Ivanov në takimin me kryeministrin slloven Jansha. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button