Ivanov u takua me komunitetin shqiptaro-amerikan në Çikago

Shefi i shtetit, Gjorgje Ivanov u takua me përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan(KSHA) në Çikago.Përfaqësuesit e KSHA treguan falënderim për mundësinë e dhënë për takim, si mundësi e jashtëzakonshme për takim me përfaqësuesin më të lartë të Republikës së Maqedonisë.

Ky është takimi i parë i tyre me kryetarin e Republikës së Maqedonisë. KSHA e krijuar në vitin 1903 përfshin shtetas të Maqedonisë dhe SHBA-s me prejardhje shqiptare, aktivist, që kanë për qëllim të ndihmojnë për përmirësimin e gjendjes në Maqedoni në planin politik dhe financiar, për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

KSHA fuqishëm mbështet qëllimet strategjike dhe proceset e reformave në shoqërinë e Maqedonisë. 

“Presidenti, duhet të bëjë të gjitha mundimet për kujdesin ndaj modelit maqedonas për demokraci multietnike” thonë nga KSHA.

Ivanov theksoi se Maqedonia është krenare për diasporën dhe falënderuese për ndihmën dhe mbështetjen që e japin, se shteti është shembull unikat i demokracisë funksionale multietnike ku respektohen dallimet. 

“Ajo është fuqia më e madhe e Republikës së Maqedonisë dhe ky model është stabil” ka thënë Ivanov në takimin me KSHA. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button