BE-Turqi: Samit apo matje forcash në Varnan bullgare?

Klimë e acartë në marrëdhëniet e BE me Turqinë. Në samitin e së hënës (26.03) në Bullgari, si Ankaraja ashtu edhe Brukseli e Berlini duan të flasin për të drejtat e njeriut dhe operacionet ushtarake, transmeton DW.

Pas së hënës gjërat do të përmirësohen…të paktën kjo mund të thuhet për parashikimin e motit në qytetin bullgar bregdetar, Varna. Sepse parashikimet për përmirësimin e klimës mes BE dhe Turqisë këtë të hënë janë më të zymta. Në ç’pikë ndodhen partnerët? Në fillim të vitit, presidenti francez, Emmanuel Macron i vlerësoi si „hipokrite” këto marrëdhënie, javën e kaluar, kancelarja Merkel e kritikoi shumë hapur ofensivën turke në rajonet kurde në Siri. „Është e çuditshme që disa nga aleatët tanë e shohin situatën me sytë e terroristëve”, u kundërpërgjigj Ankaraja. Zemërimi gjen shprehje edhe në deklarata, si ajo e publikuar para samitit në Bruksel. „Këshilli i BE i dënon shkeljen e vazhdueshme të së drejtës nga ana e Turqisë në pjesën lindore të Mesdheut dhe në Egje.” Po ashtu dënohet fakti që në burgjet turke qëndrojnë qytetarë të BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button